Makeup · Fondatine & Puder
Fenty Beauty Pro Filt’r Soft Matte Powder Foundation
3.500 L
Porosit në WhatsApp
Përgjigje e shpejtë · Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Produkte 100% origjinale
Eshte një fondatinë pluhur me mbulim të ndërtueshëm dhe përfundim soft matte, e krijuar për të unifikuar tonin e lëkurës duke kontrolluar shkëlqimin e tepërt pa krijuar efekt të rëndë.
Formula e saj e lehtë ofron mbulim nga mesatar deri në të plotë, duke minimizuar dukjen e poreve dhe papërsosmërive. Tekstura e butë shkrihet lehtësisht me lëkurën, duke lënë një rezultat natyral, të lëmuar dhe afatgjatë.
E përshtatshme për përdorim si fondatinë e vetme, për rifreskimin e makeup-it gjatë ditës ose për fiksimin e fondatinës së lëngshme.
Karakteristikat kryesore:
* Mbulim i ndërtueshëm nga mesatar në të plotë
* Finish soft matte natyral
* Kontrollon yndyrën dhe shkëlqimin
* Minimizon dukjen e poreve
* Teksturë e lehtë dhe komode
* Rezistente ndaj lagështisë dhe djersës
* Nuk krijon efekt maske
* E përshtatshme për përdorim të përditshëm
* Disponohet në një gamë të gjerë nuancash
Detaje
Përdorimi: Aplikojeni me sfungjer ose brushë në të gjithë fytyrën për një mbulim uniform. Për mbulim më të lartë përdorni sfungjerin, ndërsa për një rezultat më natyral përdorni brushë të butë.