Haircare · Ngjyra & Kimikate

Oyster Perla Color – Bojë Profesionale për Flokë 100 ml

500 L
Porosit në WhatsApp

Përgjigje e shpejtë · Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Produkte 100% origjinale

Eshte një bojë profesionale për flokë me formulë kremoze që siguron ngjyrë intensive, mbulim të plotë të flokëve të bardhë dhe shkëlqim afatgjatë. Formula është e pasuruar me Aloe Vera, Vaj Monoi, Vaj Kokosi dhe Gjalpë Shea, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e flokëve gjatë procesit të lyerjes, duke i lënë të butë, të ushqyer dhe me pamje të shëndetshme.

Ideale për përdorim profesional në sallone, por edhe për përdorim në shtëpi nga persona me eksperiencë. Përfitimet:

* Mbulon deri në 100% flokët e bardhë.
* Ngjyrë e pasur dhe uniforme.
* Shkëlqim i lartë dhe rezultat afatgjatë.
* Formula me Aloe Vera, Vaj Monoi, Vaj Kokosi dhe Gjalpë Shea.
* Teksturë kremoze për aplikim të lehtë.
* Mbron dhe hidraton flokët gjatë lyerjes.
* Gamë e gjerë nuancash.

Detaje

Përdorimi: Përziejeni bojën me oksidantin Oyster në raportin e rekomanduar sipas nuancës dhe rezultatit të dëshiruar. Aplikojeni në flokë të thatë sipas teknikës së lyerjes dhe lëreni të veprojë sipas kohës së rekomanduar. Shpëlajeni mirë dhe vazhdoni me shampo dhe balsam për flokë të lyer. Shënim: Oksidanti shitet veçmas.