Skincare · Serume
Revolution Skin Restore 0.2% Retinol Serum 30ml
1.200 L
Porosit në WhatsApp
Përgjigje e shpejtë · Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Produkte 100% origjinale
Eshte një serum me 0.2% retinol, i krijuar si doza ideale për fillestarët që duan të përfshijnë retinolin në rutinën e tyre të kujdesit të lëkurës. Formula ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, zvogëlimin e vijave të holla dhe rrudhave, si edhe në zbutjen e njollave dhe shenjave pas akneve.
Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e njëtrajtshme dhe me pamje më të freskët. Formula është vegane, Cruelty-Free dhe e testuar dermatologjikisht.
Detaje
Si përdoret: * Aplikohet vetëm në mbrëmje mbi lëkurë të pastër dhe të thatë. * Filloni me 2-3 herë në javë dhe rrisni gradualisht përdorimin sipas tolerancës së lëkurës. * Pas serumit përdorni një krem hidratues. * Gjatë ditës është e domosdoshme përdorimi i kremit me SPF 30 ose më të lartë. * Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me AHA/BHA peeling, retinoidë të tjerë ose vitaminë C të pastër. I përshtatshëm për: * Lëkurë normale, mikse dhe me yndyrë. * Ata që po fillojnë përdorimin e retinolit. * Personat që kërkojnë efekt anti-age dhe përmirësim të teksturës së lëkurës.