Skincare · Serume

Revox B77 JUST AHA Acids 30% Peeling Solution 30ml

1.000 L
Porosit në WhatsApp

Përgjigje e shpejtë · Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Produkte 100% origjinale

Eshte një trajtim eksfoliues me përqendrim të lartë të AHA (Alpha Hydroxy Acids), i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për t’i dhënë fytyrës një pamje më të ndritshme dhe të njëtrajtshme.

Ky peeling ndihmon në reduktimin e njollave pas akneve, hiperpigmentimit, poreve të bllokuara dhe vijave të imta. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e lëmuar, më e butë dhe me shkëlqim natyral. Kujdes:

* Nuk rekomandohet për lëkurë shumë të ndjeshme, të irrituar ose të dëmtuar.
* Mos e kombinoni në të njëjtën rutinë me Retinol, BHA, Vitaminë C në formë acide (L-Ascorbic Acid) ose acide të tjera eksfoliuese.
* Kryeni test paraprak në një zonë të vogël të lëkurës përpara përdorimit të parë. I përshtatshëm për:

* Lëkurë normale.
* Lëkurë mikse.
* Lëkurë të yndyrshme.
* Lëkurë me teksturë të pabarabartë ose njolla.

Detaje

Si përdoret: * Përdoret vetëm në mbrëmje, 1 herë në javë (maksimumi 2 herë në javë nëse lëkura e toleron). * Aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër dhe plotësisht të thatë, duke shmangur zonën e syve dhe buzëve. * Lëreni të veprojë deri në 10 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. * Pas përdorimit aplikoni një krem hidratues. * Ditën pasuese përdorni krem me SPF 30 ose më të lartë.