Skincare · Serume

The Ordinary Niacinamide 10% + Zinc 1%

900 L
Porosit në WhatsApp

Përgjigje e shpejtë · Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Produkte 100% origjinale

Një serum me përqendrim të lartë të niacinamidit (Vitamina B3) dhe zinkut, i krijuar për të reduktuar imperfeksionet, për të kontrolluar yndyrën e tepërt dhe për të përmirësuar pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Për çfarë lëkure është?
I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë aknesh. Mund të përdoret edhe nga lëkurat normale. Për lëkurat shumë të thata ose shumë të ndjeshme rekomandohet përdorimi së bashku me një krem hidratues.

Përfitimet kryesore:
✔ Kontrollon prodhimin e yndyrës së tepërt
✔ Ndihmon në reduktimin e puçrrave dhe imperfeksioneve
✔ Zvogëlon dukshmërinë e poreve
✔ Ndihmon në zbehjen e njollave pas akneve
✔ Përmirëson teksturën dhe tonin e lëkurës
✔ Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës

Detaje

Përdorimi: Aplikohet mëngjes dhe/ose mbrëmje pas pastrimit të fytyrës dhe para kremit hidratues. Vendosni 2-3 pika në fytyrë dhe masazhojeni derisa të përthithet. Kujdes: Nëse përdorni produkte me Vitaminë C të pastër (L-Ascorbic Acid), rekomandohet t’i përdorni në rutina të ndryshme për të shmangur irritimin e mundshëm.